Transmetuar më 20-01-2022, 14:07

Mbrëmjen e të martës, në spektaklin e “Big Brother VIP Albania” Dj Dagz ka dalë nga shtëpia si rrjedhojë e një televotimi zinxhir të nisur nga Beatrix. Në fund të zinxhirit kanë mbetur vëtem Dj-i dhe Einxhel, të cilët u vunë përballë njeri-tjetrit për t’u televotuar nga publiku.

Pas kësaj situate, Einxhel u shpreh se ishte zhgënjyer nga të gjithë banorët kryesisht Beatrix, Monika, Donald, që nuk thanë emrin e Dagz, pasi me të kishin krijuar marrëdhënie të mira, por vendosën të shpëtonin Tanin dhe Egzonën.

Teksa duket se marrëdhënia mes të treve është ndërprerë, së fundmi Einxhel dhe Beatrix kanë folur rreth situatës ku gjenden.

Sipas Einxhelit ishte për të vjellë veprimi i tij, dhe e pyeste Beatrixën se si mund të jetë Tani personi më i afërt se sa Dagz-i për Donaldin.

Beatrix tha se nuk e ka menduar dhe se ka pasur edhe plot persona të tjerë që mund ta shpëtonin.

Beatrix: Ju keni folur, nuk po merrja vesh asgjë. Nga komplet qëndrimet nga përpara ndryshe, u kthyen komplet të kundërta. Ne kemi qenë bashkë, i kemi diskutuar të gjithë ato muhabete.

Einxhel: Unë të gjithë problemin dhe frikën e kam pasur me ty dhe nëse gjërat do kishin qenë ndryshe, unë atë natë që jemi përqafuar para se të iki tek suita me Dagzin që ka qenë nata e fundit, nuk do ti kisha thënë gjërat që të thashë. Kam kuptuar që diçka po vinte.

Beatrix: Kjo është loja. Këtu është e papritur.

Einxhel: Jo me çdokënd.

Beatrix: Asnjë nga ne nuk e dinte si do të shkonte gjëja.

Einxhel: Kjo që ndodhi e prisja që do ndodhte që para vitit të ri.

Beatrix: Një ditë do të ndodhte.

Einxhel: Nuk kishte pse të ndodhte.

Beatrix: Njerëzit që në fillim kanë ardhur e kanë thënë, jemi kundër çifteve.

Einxhel: Ka parë çdo kënd që mos të thojë emrin tim e të Dagzit.

Beatrix: Nuk e di, thjesht di që Dagzin e do. Atë që kisha për Egzonën, e bëra me shpirt se jam ndjerë keq por që të ngelja në atë formë që njeriun që doja të mbaja më shumë brenda, të dilte jashtë, më ka fyer.