Transmetuar më 20-01-2022, 15:27

Georgina Rodríguez nuk e kishte imagjinuar kurrë se në moshën 27-vjeçare do të bëhej nënë e gjashtë fëmijëve. Që nga njohja me Cristiano Ronaldon, jeta e modeles ka marrë një kthesë të fortë. Georgina, përfundimisht pa një nga ëndrrat e saj të fëmijërisë t’i realizohej.

Në një intervistë për revistën "Hola", partnerja e yllit portugez ka treguar: "Ëndrra ime ishte të kisha një familje të madhe, gjithmonë i kam dashur fëmijët. Sot jemi një familje e madhe dhe pas pak muajsh do të bëhemi edhe më të shumtë.

Prioriteti ynë është familja. Unë kam pasur shumë ëndrra: të jem e lumtur, me shëndet, të shijoj familjen time, të jem e rrethuar nga miq dhe njerëz të mirë, të bëj atë punë që më pëlqen. Me pak fjalë, shfrytezoj çdo mundësi që po më jep jeta. Kur isha asistente shitjesh në dyqan, shërbyese apo më duhej të pastroja…, të gjitha eksperiencat më kanë ndihmuar për të mësuar”.

Georgina Rodríguez tani bën rolin e nënës së Cristianinhos 11-vjeçar, si dhe Eva e Mateo 4-vjeçarë. Ajo është gjithashtu nëna biologjike e Alana Martina, gjithashtu 4 vjeçe, dhe po përgatitet të sjellë në jetë në pranverë një vajzë dhe një djalë, binjakë, të cilët i mban në bark.

Cristiano and Georgina's kids start school in Manchester

“Për mua, fëmijët janë gjëja më e rëndësishme. Përveç kësaj, duke pasur mundësinë dhe komoditetin që shumë nëna nuk e kanë, them: Pse do të dal nga shtëpia dhe do të bëj gjëra të tjera, nëse ajo që më bën vërtet të lumtur është qëndrimi me fëmijët e mi, të shoqëroj hap pas hapi rritjen e tyre, duke iu rrënjosur disa vlera. Në këtë mënyrë, fëmijët rriten me sigurinë e të pasurit një nëne pranë tyre”.

Më tej, Georgina Rodríguez vazhdon: "Unë përpiqem që të zgjohem natën dhe t’i shoh duke fjetur gjumë, nëse kanë ndonjë problem”. Ky përkushtim do të thotë se ajo rrallëherë kalon më shumë se një ditë larg shtëpisë.

Edhe kur udhëton për të marrë pjesë në evente apo për të punuar jashtë vendit, Georgina mendon të kthehet shpejt në shtëpi: “Përpiqem të organizohem me punën, shkoj në mëngjes dhe mundohem të kthehem në darkë për t’i përshëndetur e për t’iu thënë ‘natën e mirë’. Nëse jo, arrij kur ata tashmë janë në gjumë, por shkoj gjithmonë e i puth, pastaj fle e qetë”.

Kështu, Georgina Rodríguez ndahet midis botës magjepsëse të markave të luksit e modës dhe botës së mëmësisë: "Unë jam një grua normale. Është e vërtetë, me kushte shumë të mira. Dhe pastaj, papritur, Zoti më jep mundësinë të shijoj anën tjetër. Ndoshta jam në shtëpi duke parë një tapet të kuq, ose ndoshta mund të jem vetë në atë tapetin e kuq. Pra, mund të shijoj një mijë momente të tjera të bukura”.