Transmetuar më 20-01-2022, 15:50

Gjatë vizitës së fundit në vendin tonë, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, kërkoi të merren masa konkrete ndaj FETO të cilën ai e cilësoi organizatë terroriste. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Erdoganit.

I pyetur nëse do t’i plotësojë kërkesën Presidentit turk për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri, Rama tha se mes vëllezërve nuk ka asnjë borxh.

‘Nuk i kemi asnjë borxh Erdoganit pasi mes vëllezërve s’ka borxhe‘- tha Rama ditën e sotme.

“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri”, tha Erdogan. Presidenti turk ka njoftuar se do të vijë sërish në Shqipëri në inagurimin e xhamisë së Namazjasë.