Transmetuar më 20-01-2022, 16:21

Julinda Llupo, është vajza shqiptare e cila përfitoi mijëra euro nga miliarderi italian, Silvio Berluskoni.

Julinda Llupo lindi në vitin 1987 në Tiranë. Ajo banon në Itali.

Gjatë periudhës shkurt 2020 tetor 2020 ajo ka marrë 67 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë o hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare.

Kjo shumë i është dhënë shqiptares në 9 këste e ndaj të cilës Zyra e Antiriciklimit të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.

E përditshmja italiane “Domani” ka zbuluar se një pjesë e kësaj shume parash është përdorur nga shqiptarja LLupo për të paguar qiranë e banesës së magjistratit të Gjykatës së Lartë Cosimo D’Arrigo, anëtar i Kolegjit Gjyqësor që më 2012 shfajësoi Berlusconin nga procesi Mediatrade.

Transaksioni i parë bankar i përket datës 27 shkurt 2020 kur Italia hyri në fazë lockdown për shkak të pandemisë.

Julinda Llupo, sipas medaive italiane, qysh në vitin 2010, pra në moshën 23 vjeçare, figuron në listën e personave që kanë marrë para e ndihmë ekonomike nga ish Kyreministri Silvio Berlusconi.

Aktualisht ajo figuron e lidhur me gazetarin italian Edoardo Maria Lofoco, e së bashku menaxhojnë disa bad&breakfast në Romë në afërsi të zonës ku është pozicionuar Gjyakta e Lartë.