Transmetuar më 20-01-2022, 18:05

Beatrix Ramosaj ndodhet në nominim këtë javë. Por ajo duket se po e përjeton shumë keq këtë fakt brenda shtëpisë së Big Brother.

Gjatë ditës së sotme Beatrix ka nisur të qajë nga frika se në spektaklin e së premtes do të eleminiohet.

Pranë saj qëndronte Arjola dhe Monika të cilat i thonin se nuk do të eleminohesh. Por Beatrix ka shpërthyer në lot.

Në nominim janë Einxhel, Donaldi dhe Beatrix, njëri prej të cilëve do largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip. Beatrix është hera e parë që nominohet. Lidhja me Donaldin është pritur në mënyra të ndryshme jashtë.