Transmetuar më 20-01-2022, 18:06

Të sëmurët me koronavirusin e ri Sars-Cov2 po shtohen shumë dhe ata që testohen, afro një në tre rezulton i infektuar, ndërsa shumë të tjerë që nuk testohen, janë po ashtu të infektuar, sidomos në rrethet e tyre familjare dhe shoqërore.

Dita që lamë pas regjistroi zyrtarisht afro 2400 të infektuar të rinj ndër 7 mijë e 634 testime, ndërkohë që totali aktiv është mbi 23 mijë e 500 vetë.

Të dhënat e detajuara:

Në 24 orët e fundit janë kryer 7,634 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,383 qytetarë, në këto bashki:

1,112 në Tiranë, 120 në Durrës, 112 Vlorë, 94 në Shkodër, 71 në Fier, 70 në Gjirokastër, 59 në Sarandë, 56 në Lushnje, 51 në Elbasan, 41 në Kamëz, Korçë, 34 në Lezhë, 33 në Pogradec, 32 në Berat, 29 në Patos, 28 në Krujë, 26 në Kuçovë, 23 Tepelenë, 22 në Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Kurbin, 17 në Mirditë, Gramsh, 15 në Vorë, 13 në Memaliaj, 12 në Vau i Dejës, Skrapar, Prrenjas, 11 në Divjakë, Devoll, Cërrik, 10 në Pukë, Kukës, Tropojë, Mat, Peqin, 9 në Mallakastër, 8 në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq, 7 në Malësi e Madhe, Selenicë, Librazhd, 6 në Shijak, Rroskovec, Libohovë, 5 në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Has, Delvinë, 3 në Konispol, Dimal, Belsh, 2 në Klos, Himarë, Poliçan, 1 në Dropull.

Janë 23,593 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv në spitalet COVID: Dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Janë shëruar 1,754 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 214,633 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,383 Të shëruar në 24 orë      1,754 Të shtruar në spitale       134 Humbje jete në 24 orë    3 Testime ditore                 7,634

Testime totale              1,605,128 Raste pozitive                 241,512 Raste të shëruara           214,633 Raste Aktive                      23,593 Humbje jete                         3,286

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            11,155 Fier                 1,875 Elbasan          1,670 Durrës            1,632 Shkodër          1,563 Vlorë                1,419 Gjirokastër       1,135 Lezhë                883 Berat                 879 Korçë                 868 Dibër                  267 Kukës                 247