Transmetuar më 20-01-2022, 19:33

Merret peng një i ri shqiptar në Francë.

Mësohet se një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë.

Ngjarja ka ndodhur në fakt që më 11 janar, në Riom (Puy-de-Dome).

Të dyshuar janë katër bashkatdhetarët e tij, shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë të cilët thuhet se kanë qënë në dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar.

Makina e të riut është përplasur qëllimisht për ta tërhequr më pas në automjetin e tyre, citon Lamontagne.fr.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e të riut.