Transmetuar më 20-01-2022, 20:31

Komisioni i Rithemelimit ka bërë të njohur se do marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme zgjedhore.

Kështu në zgjedhjet që do të zhvillohen më 6 mars në Bashkinë e Lushnjës Komisioni i Rithemelimit ka propozuar 7 emra, ku me te spikaturit janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.

Ka qenë anëtari i grupit të rithemelimit, Klevis Balliu që gjatë takimit me mbështetësit e Berishës në Lushnjë deklaroi se “emrat e propozuar për kandidatë për kryetar bashkie do të votohen nga anëtarësia e PD”.

Ndërkohë PD e Bashës shprehet se Berisha nuk merr dot pjesë në zgjedhje.