Transmetuar më 20-01-2022, 23:09

Një debat ka ndodhur sot në një studio televizive mes nënkryetarit të partisë Demorkatike, Agron Gjekmarkaj dhe deputetit të partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Teksa po flitej lidhur me bashkëpunimin me aleatët, Gjekmarkaj u acarua dhe i tha Mediut se ky i fundit ishte bërë deputet vetëm falë votave të partisë Demokratike.

Ndërsa Mediu kërkoi që çështja të mos kthehej në personale.

Pjesë nga debati:

Fatmir Mediu: Duam t’ja fusim njëri-tjetrin

Agron Gjekmarkaj: Po lëre tani je tani deputet me votat e PD, por më lër tani

Fatmir Mediu: Po do ta kthejmë personale e kthejmë. Ky është problemi juaj i madh.