Transmetuar më 21-01-2022, 01:10

Automjetet që transportojnë mallra nuk do të lejohen të lëvizin në Tiranë nga ora 07:00 deri në orën 09:00.

Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës e cila gjithsesi ka lejuar çdo mjet transporti për ndërtimet që nuk kanë të ndalur në kryeqyteti.

Sipas saj, ata që bëjnë transport mallrash, por që s’kanë lidhje me ndërtimin, nga ora 07.00-09.00 nuk do të qarkullojnë në Tiranë.

Pjesa më e madhe e rrugëve të Tiranës janë kthyer në vuajtje të përhershme për përdoruesit e mjeteve.

Janë zhdukur vend parkimet, janë vënë deri 4 kordi biçikletash ku më së shumti lëvizin motorët dhe skuterët si dhe janë ngushtuar me nga një kursi kalimi mjetet, duke penguar ambulancat të shkojnë në spitale.

Për më tepër, si shkak i situatës së krijuar, shumë makina ndalojnë me bllokazh në rrugë duke krijuar trafik shtesë. /noa.al