Transmetuar më 21-01-2022, 08:37

Këtë javë u eleminua nga Big Brother DJ Dagz.

Ai krijoi një lidhje me Einxhel Shkira dhe janë një nga çiftet që u formua brenda shtëpisë.

Një dashuri e sinqertë duket s eka lindur mes tyre.

E komentet për këtë çift kanë qenë të shumta si nga brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Përveç banorëve VIP, edhe një pjesë e publikut jashtë e shihnin Arbërin si të komanduar nga Einxhel, duke përdorur sigurisht dhe epitetet të tjera që lexohen rëndom në rrjet.

Lidhur me këtë ka reaguar moderatorja e njohur, Aulona Musta, e cila i ka dalë në mbrojtje Dj Dagz. Ajo ka bërë një postim të gjatë në profilin e saj në "Instagram".

Aulona ka postuar një foto ku Dagz shfaqet teksa puth te hunda Einxhel, e bashkëngjitur me të ajo u bën një thirrje të gjithë djemve, që të mos kenë frikë nga vajzat inteligjente.