Transmetuar më 21-01-2022, 10:00

Roma fluturon në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Interit. Skuadra e Mourinhos mundi 3-1 Lecce, falë golave ​​të Kumbulla, Abraham dhe Shomurodov. Në fund të ndeshjes, trajneri verdhekuq foli për “Canale 5”.

Disa lojtarë duken shumë të rëndësishëm në krahasim me të tjerët…

Fatkeqësisht është e vërtetë, këtë e them gjithmonë. Skuadra jonë ka disa limite dhe ne i dimë ato. Maitland-Niles dhe Sergio kanë sjellë një transformim pozitiv dhe opsione të reja. Sidoqoftë, projekti ynë është pak nga pak…

Në çerekfinale me Interin do të duhet një tjetër Romë…

Për mua nuk ka dyshim se Interi është skuadra më e fortë në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Është e qartë se ne patëm ndeshjen më të vështirë. Do të shkojmë atje të surprizojmë, të shohim nëse është e mundur.

Një bilanc që kur keni ardhur ju trajner i Romës?

Nga pikëpamja emocionale, e pasionit, e ndjeshmërisë, e lumturisë që punoj për Romën dhe tifozët e Romës, vendos notën 10. Jam shumë i lumtur në një vend ku ndihmoj të tjerët dhe ku shoh se njerëzit më besojnë. Nuk mund të isha më i lumtur. Nga pikëpamja e futbollit, përfundimi në vendin e katërt nuk është ajo që dua. Sidoqoftë, është një moment, është një projekt tjetër. Sigurisht që sezonin e ardhshëm do të jemi më mirë sesa tani. Nuk e mohoj që në fazën e parë pata jo pak zhgënjim. Nga pikëpamja teknike zhvilluam një lojë të tmerrshme. Me gjithë këto gabime është e vështirë të flitet për taktika. Gjithsesi, ndihem i lumtur këtu, nuk do ta ndërroja këtë projekt me asgjë tjetër. E dhashë fjalën; për tri vitet e ardhshme do të qëndroj këtu. Ky është edhe projekti im.

Cilat janë kufijtë e skuadrës? Teknikisht, shohim lojtarë shumë të mirë…

Ndoshta koncepti juaj i teknikës është i ndryshëm nga i imi. Për mua, gjëja themelore e teknikës është të mos humbasësh pasimet 10 metra, të bësh kontroll të orientuar të lojës. Pastaj bëni zgjedhjet e duhura. Për shumë njerëz, teknika është diçka tjetër. Nëse shikoni ndeshjet tona, ne bëjmë shumë gabime teknike. Nëse e shihni, kur humbasim topin, nuk është kundërshtari që e rimerr atë, por e dorëzojmë ne.

A do të ndryshojë herë pas here formacioni i Romës?

Më pëlqen më shumë mbrojtja me 4 lojtarë. Ndeshje pas ndeshjeje do të përpiqemi t’i shohim lojtarët në formë më të mirë dhe të përshtatemi me kundërshtarin.