Transmetuar më 21-01-2022, 10:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 28-vjeçar ka qëlluar me thikë babanë dhe nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në datën 7 Janar, ku i riu ka qëlluar babanë e tij 83-vjeçar me thikë në fyt, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Në gjendje të rëndë është dhe nëna e 28-vjeçarit, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, dhe ka qenë i shtruar për disa kohë në psikiatri.

Nëna 63-vjeçare ndodhet ende e shtruar në gjendje delikate për jetën në spitalin Humanitas në Rozzano.

I riu, i cili ishte arrestuar nga karabinierët e kompanisë San Donato Milanese, ndodhet në burgun e San Vittore./Noa.al