Transmetuar më 21-01-2022, 10:48

Vajzat e Barack dhe Michelle Obamës, Malia dhe Sasha, kanë ndryshuar krejtësisht stilin e jetesës, që në momentin kur u zhvendosën në Bregun Perëndimor.

Ato u fotografuan në Los Anxhelos këtë javë.

Malia u kap nga fotografë gjatë pushimit të punës, teksa pinte cigare. Ndërsa, u pa gjatë një shëtitje në vendin, në të cilin ka zgjedhur të studiojë.

Vajzat e ish-presidentit janë larguar nga qendra e vëmendjes, kur babai i tyre u largua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të vitit 2017.

Tashmë ato ndihen më të lira për të zgjedhur vetë stilin e jetesës së tyre.