Transmetuar më 21-01-2022, 11:23

Bashkia e Durrësit është një prej më të rëndësishme në vend, dhe do të shkojë në datën 6 Mars drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Mësohet se kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki.

Vendimi është marrë sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.

Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës.

Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën, i cili është një urbanist dhe aktivist i jetës publike të qytetit.

Në këtë mënyrë PD duket se do të shkojë e ndarë në zgjedhjet që do të mbahen në të 6 bashkitë.