Transmetuar më 21-01-2022, 11:53

Einxhel, Beatrix dhe Donaldi janë tre banorët e nominuar e njëri prej tyre lë shtëpinë sot.

Nëse ndodh që Einxhel të eliminohet, ajo nuk ka mundësi rikthimi në “Big Brother VIP”, pasi bileta e saj është përdorur njëherë.

Ajo ishte në nominim me Dj Dagz kur u eliminua për herë të parë, por fati ishte me të dhe në biletë kishte “vajtje-ardhje”.

Ndërkohë Donaldi dhe Beatrix e kanë ende këtë shans. E nëse njëri prej tyre eliminohet, ju vjen në ndihmë bileta nëse e kanë “vajtje-ardhje”.

E teksa ekziston kjo mundësi rikthimi në rast eliminimi nga publiku, Donaldi ka bërë një deklaratë të fortë.

Gjatë një bisede me Beatrixin, aktori i humorit është shprehur se nëse largohet një herë, nuk do të rikthehet më pas. “Nëse dal, nuk kthehem më”, ka thënë ai.

“As për mua?”, e ka pyetur Beatrix dhe Donaldi i është përgjigjur prerë: Jo sepse nuk më do publiku këtu, me ty do e vazhdoj jashtë.