Transmetuar më 21-01-2022, 14:02

Stina e dimrit është më e vështira për ata që vuajnë nga dhimbjet e kockave. Dhimbja mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit skeletor, nga krahët te këmbët apo nga gjoksi tek shputat duke bërë që shumë pacientë të preken nga sëmundje të ndryshme siç është për shëmbull osteoporoza.

Osteoporoza e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave” është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës mund të ndihmojë personat e prekur ta mbajnë nën kontroll.

Ndryshoni stilin e jetesës dhe shtoni ushqimet e mëposhtme në regjimin tuaj ushqimor:

Qumështi Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.

Djathi Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës së tuaj të përditshme e kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

Vezët Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ata janë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.

Salmoni Salmoni është i njohur përmbajtjen e acidit yndyror omega-3 që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

Spinaqi Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A.