Transmetuar më 21-01-2022, 14:23

“Cristiano Ronaldo është hipokrit”. Tabloidi i njohur anglez, “The Sun”, nuk i përzgjedh fort fjalët për të përshkruar edhe një trill tjetër të kampionit portugez, i cili kundërshtoi qartë vendimin e Ralf Rangnick për ta zëvendësuar, 20 minuta nga fundi i ndeshjes së luajtur të mërkurën kundër Brentford.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit u largua nga fusha duke mërmëritur dhe dukshëm i zemëruar, duke vazhduar të ankohej edhe në stol. Gazeta angleze shkruan: "Nuk ishte hera e parë.

Kishte ndodhur tashmë muajin e kaluar ndaj Newcastle. Fillimisht ankohet se të rinjtë nuk i ndjekin këshillat e tij dhe bën sikur e admirojnë, pastaj i shikon të gjithë me përbuzje, duke dhënë shembullin më të keq.

Reagimet e tij histerike për çdo pasim të gabuar të japin idenë se kujdeset vetëm për veten e jo për ekipin. Këtë e ka treguar edhe në deklaratat e fundit, në të cilat ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Manchester United nëse skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Në gjendjen aktuale, realisht, megjithatë, vendi i katërt është rezultati maksimal. Nëse Ronaldo nuk besonte se do ta transformonte skuadrën vetë, pse u kthye aty".