Transmetuar më 21-01-2022, 15:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kuçovën. Fatime Suli 64 vjeçe u gjet e mbytur dhe gjys e zhveshur e buluar me gjethe në një kanal uji. Policia arrestoi Fetah Marrën 58 vjeç si autor të krimit. Në media u publikua lajmi s eshkak ishte një borxh që viktima i kishte marrë gruas. Por ky version u hodh poshtë nga djali i saj.

Erion Suli, djali i Fatime Sulit, e cila u gjet e pajetë në një kanal në fshatin Kozarë të Kuçovës, ka mohuar ekzistencën e një borxhi të marrë nga autori në familjen e tij dhe se autori është me të meta mendore. Po kështu ai ka kërkuar drejtësi dhe nëse nuk vendoset drejtësi apo nxirret që 58-vjeçari Mara është me të meta mendore atëherë drejtësia i kalon familjes.

Për ngjarjen ka folur edhe kryeplaku i fshatit Kozare, Jemin Leshi, i cili tha se nuk ka pasur dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm mes viktimës dhe autorit. Ai tha se 64-vjeçarja Fatime Suli ishte një grua punëtore dhe familja e saj në hallin e vetë. Lidhur me autorin, ai tha se jetonte i vetëm dhe nuk kishte shoqëri. Kryeplaku hedh dyshime se Fetah Marra ka dashur të abuzojë me 64-vjeçaren dhe teksa ajo ka refuzuar e ka mbytur.

“Me këtë person nuk e dija që të kishte ndonjë konflikt. Ai që e ka bërë nuk është shumë në rregull, nuk ka as familje. Nuk më shkonte mendja tek ai njeri për këtë krim. Ajo më është ankuar për probleme bagëtish, por me këtë person nuk e dija. Familja e viktimës, familje punëtore, familje në hallin e vet. Ishte nervoz. Ata janë miq dhe me atë takohej shpesh dhe nuk kanë pasur probleme. Fetahu nuk dilte në shoqëri, nuk komunikonte. Kishte 10 bagëti e me to merrej. Mbase ai ka dashur të abuzonte me të se s’ka pasur arsye tjetër”, tha kryeplaku Jemin Leshi.