Transmetuar më 21-01-2022, 18:08

Një ngjarje ka tronditur Greqinë këto ditë. Një e mitur ka treguar se ka shkuar te prifti për t’u rrëfyer, dhe ai e ka p*rdhunuar.

Mediat greke kanë publikuar madje edhe foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur.

“Duhet të më shohësh si babain tënd”, i ka thënë ai vajzës teksa po e përdhunonte sipas mediave greke.

Vajza ndër të tjera është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit.

“Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve.

Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi për shkak se tashmë po dalin edhe dëshmi të tjera nga vajzat e abuzuara prej tij.