Transmetuar më 21-01-2022, 22:03

Një episod ka ndodhur gjatë këtyre ditëve në Big Brother. Arbri ka shprehur mendimin e tij se pse mendon që Beatrix do të dalë nga shtëpia.

Triksa është në nominim me Donaldin dhe Einxhel. Ai ka thënë se nga publiku shihet kështu.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer “Vëllait të Madh”, i cili ka marrë një vendim ndaj Arbrit mbrëmjen e sotme LIVE ku Arbana ia komunikoi.

“Do të të hiqet imuniteti dhe nuk do të mund të nominosh njeri sonte,” i tha Arbana Arbrit.