Transmetuar më 21-01-2022, 22:37

Në një bisedë me Arbrin, Iliri tha se do të donte të ishte në një nominim me Monikën.

Kjo pjesë është transmetuar në spektaklin e mbrëmjes së sotme dhe Monikës nuk i ka pëlqyer aspak ndaj e ka komentuar duke thënë: “Kjo është vrasje me paramendim.”

Iliri u përpoq të justifikojë fjalët e tij, por vetëm acaroi më tepër Monikën, e cila u ngrit në këmbë duke i thënë se ka ligësi të keqe.

Ilir: Kam thënë nëse keni dyshime, nuk do ta kisha problem që të dilja në nominim me Monikën. Nëse është kështu, preferoj ta bëj direkt me të interesuarën jo me një banor të tretë.

Monika: Nuk e ndryshon ti fatin. Ti për një lojë me shpërfytyrove në sytë e publikut. Stop se nuk i kuptojnë të rinjtë këto gjërat.

Ilir: Nuk është dënim me vdekje se nuk ke për të vdekur po dole jashtë. Mos e merr me kaq dramë.

Monika: Ti ke shkelur një nga rregullat kryesore. Je shumë djalë i keq.