Transmetuar më 22-01-2022, 09:47

Sytë e të porsalindurit janë rreth 25 herë më të vegjël se të së rriturve. Ato mund të shikojnë objekte deri në 20-25 cm largësi nga fytyra e tyre.

Dëgjimi është e vetmja shqisë që zhvillohet që në barkun e nënës, përkatësisht në mesin e shtatëzanisë.

Fëmija është në gjendje të shijojë në mënyrë më të mprehtë një ushqim. Kjo e shpjegon edhe rrudhjen e fytyrës në momentin që provon një ushqim të ri. Papilat e shijimit janë rreth 10.000 tek bebet dhe 5.000 tek personat e rritur.

Ata kanë më shumë kocka se një i rritur. Një bebe ka 300 kocka, ndërkohë që një person i rritur ka 206.

Edhe pse kanë një trup të vogël, të porsalindurit kanë rrahje më të shpeshta zemre. Në lindje, frekuenca kardiake është rreth 180 rrahje në minutë, më pas shkon në 140. Në vitin e parë të jetës shkon 115 rrahje.

Ata kanë kaluar 9 muaj brenda lëngut amniotik. Për ta është shumë natyrale të mbajnë frymën ndërsa janë në ujë.

Ai është në gjendje të njohë nënën që në momentet e para pas lindjes, nga zëri dhe aroma saj. Të gjithë të tjerët, duke përfshirë këtu edhe babain, duhet të presin disa javë për t’u njohur si persona jo të huaj.

Jashtëqitjet a para të bebeve nuk kanë aromë. Pas lindjes, jashtëqitjet e para të foshnjave janë jeshile në të zezë. Ky lloj i jashtëqitjeve të bebeve quhet amniotik dhe përbëhet nga lëngu amniotik, mukusi, qelizat e lëkurës, si edhe përbërje të tjera që bebi ka marrë në barkun e nënës, të cilat nuk kanë aromë.

Një bebe është në gjendje të buzëqeshë duke filluar që nga java e 4-t e jetës.

I thoni fëmijës tuaj “jo”? Kini durim! Ai e njeh kuptimin e kësaj fjale vetëm rreth muajit të 11-të të jetës dhe fillon ta përdorë 1 muaj më vonë.