Transmetuar më 22-01-2022, 10:44

Një lajm i keq për Pele vjen nga Brazili. Sipas ESPN, në fakt, kanceri që goditi legjendën e futbollit është përhapur dhe “O Rei” i është dashur t’i nënshtrohet seancave të reja të kimioterapisë.

Ai është shtruar në spital për 48 orë, në Sao Paulo, përpara se të kthehej në shtëpi të enjten. Enturazhi i tij ruan konfidencialitetin maksimal, duke specifikuar vetëm se “mbreti” i futbollit aktualisht është "në gjendje klinikisht të qëndrueshme".

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave braziliane, analizat e fundit, të cilave iu është nënshtruar, kanë treguar praninë e metastazave në mëlçi, zorrë dhe mushkëri.

Pelé ka muaj që i është nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë, i identifikuar dhe hequr në shtator 2021.