Transmetuar më 22-01-2022, 11:15

Antonia Gjoka, një nga ish konkurrentet e programit Për’puthen ka folur për situatën që është keqinterpretuar.

Ajo u akuzua se kishte një lidhje jashtë kamerave ndërsa po njihej djem të tjerë në programin e dashurisë.

Por në një intervistë për ‘Glamour Zone’ rrëfeu se gjithçka u nxit sepse i erdhën trëndafila nga një fans nga Londra.

Ester Bylyku: Cili është keqkuptimi më i madh që ka ndodhur në prapaskenë?

Antonia Gjoka: Keqkuptimi më i madh ka qenë situata e trëndafilave. Mua një fans i imi më ka sjell disa trëndafila, dhe të gjithë ishim në dijeni se nga cila faqe individuale kishte ardhur. të gjithë ishim koshient se kush ishte, dhe në momentin që u hapën kamerat të xhironim puntatën më akuzuan se kisha lidhje me atë djalin vetëm sepse më solli trëndafilat. Dhe kjo për mua është shumë absurde.