Transmetuar më 22-01-2022, 11:24

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se njeh PD dhe përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës për zgjedhjet e 6 marsit.

Në mbledhjen e ditës së shtunë, Celibashi tha:

“Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ, kështu që më duhet t’u them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ dhe opinionet e mendimet e PD në lidhje me këtë akt janë ato që do prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu”.

Në këtë mënyrë duket se KQZ i ka ‘mbyllur derën’ Komisionit të Rithemelimit dhe përfaqësuesve të Berishës.

Ndërkohë Ivi Kaso kërkoi të njihej me shkresën që ka dërguar në KQZ, kryetari i PD-së, Lulzim Basha me të cilën prezanton edhe dy përfaqësuesit ligjorë, Indrit Sefa dhe Marash Logu.