Transmetuar më 22-01-2022, 11:42

Paris Saint-Germain "tregon gjoksin" e tij në rrjetet sociale, ku nënvizon se ka kaluar 150 milionë ndjekës, falë rritjes që solli ardhja e Leo Messit verën e kaluar nga Barcelona. Në vitin 2021, klubi nga kryeqyteti francez rriti numrin e tifozëve me 50%.

10 muaj pasi kishte tejkaluar barrierën e 100 milionëve, klubi parizien e mbylli vitin me mbi 150 milionë ndjekës, që në fakt janë sa gjysma e atyre që e ndjekin yllin argjentinas, Lionel Messi.

Shkaku i këtij "shpërthimi" ishte 7 herë fituesi i "Topit të Artë", i cili mbërriti gushtin e kaluar nga Barcelona. Klubi shtoi 20 milionë ndjekës brenda pak javësh, një dinamikë që ka vazhduar më pas me një mesatare prej 1 milion shtesë në javë.

Drejtori i komunikimit të PSG, Jean-Martial Ribes, theksoi gjithashtu "përmbajtjen e pasur, gjithnjë e më tërheqëse" që ata ofrojnë në rrjetet e tyre sociale, ndërsa premtoi më shumë risi për të vazhduar rritjen.

Për momentin, PSG ka vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit një "skulpturë" kalimtare, që feston 150 milionë ndjekësit dhe fton tifozët të bëjnë foto me të, ta ngarkojnë në rrjetet sociale, me premtimin se do të mund të fitojnë një fanellë të firmosur nga skuadra.

Klubi mburret se është "marka më e ndjekur në Francë në Instagram", ku ka 50 milionë fansa. Po kështu, PSG është klubi i futbollit më i ndjekur në botë në TikTok, me 23 milionë ndjekës.

Ndonëse është ende larg klubeve si Real Madrid apo Barcelona, të cilët tërheqin më shumë se 250 milionë ndjekës, PSG brenda një kohe të shkurtër ka hyrë në listën e më të vlerësuarve nga fansat në rrjetet sociale.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe teksti