Transmetuar më 22-01-2022, 12:44

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta ishte në qytetin e Korçës ku u shfaq në dëborë duke recituar.

Videoja që publikoi në Facebook u përhap menjëherë në rrjete sociale duke u bërë virale.

Për këtë ka reaguar edhe aktori Agron Llakaj, i cili me ironi thotë se është  i gatshëm të bëhet pjesë e konkursit të hapur nga presidenti.

“Behem pjese e konkursit te ri te fjales poetike te hapur nga Presidenti i Republikes Ilir Meta“Bie bora nga perjashta”, shkruan Llakaj.

Pas kësaj, reciton një poezi dhe mbyll videon.