Transmetuar më 22-01-2022, 13:28

Wanda Nara dhe Mauro Icardi dukej se më në fund i kishin zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Pasi udhëtuan drejt Dubait dhe kaluan disa ditë në një resort luksoz për t’u pajtuar, çifti e ka shfaqur vazhdimisht dashurinë në rrjetet e tyre sociale.

Tashmë, mesazhi i fundit nga biznesmenja argjentinase ka trazuar sërish më shumë se 10 milionë ‘followers’ e saj. "Dhe të mendosh që heshtja është më e vështirë se fjalët e mia. Gjithçka tjetër këtë javë në revistën Gente".

Këtë status ka shkruar bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit në profilin e saj në Instagram, duke bërë të ditur se pas pak ditësh një intervistë e re e saj do të zbulojë më shumë gjëra.

Për momentin, ndjekësit e saj e kanë interpretuar këtë mesazh në dy mënyra. Një grup prej tyre sigurojnë se Wanda mund të jetë duke kaluar një krizë të re me sulmuesin e Paris Saint-Germain. Një hipotezë që duket se bie nga postimi i tyre në rrjetin social, ku shihen të lumtur duke festuar 7-vjetorin e Françesca, vajzës së vogël.

Të tjerë, megjithatë, besojnë se këto fjalë i drejtohen drejtpërdrejt Eugenia-s, China Suarezit, gruas me të cilën kujtojmë se burri i saj e tradhtoi. Do të duhet të presim që këto deklarata të saj të dalin në dritë në shtypin argjentinas, për të kuptuar realitetin e këtyre mesazheve të kriptuara nga influencuesja.