Transmetuar më 22-01-2022, 15:38

Pas humbjes shokuese në shtëpi ndaj Spezia, kuqezinjtë do të tentojë të rifillojë me një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit: Milan-Juventus. Trajneri Stefano Pioli e prezantoi ndeshjen e nesërme të “San Siro” në konferencën e zakonshme për shtyp.

Për të katërtën ndeshje direkte radhazi renditeni përpara Juventusit. A është ky një aspekt që dëshmon punën e mirë tuajën?

Që renditja jonë është e mirë, kjo duket qartë. Është po aq e qartë se Juve nuk e nisi mirë, por tani ndodhet në një formë të shkëlqyer. Një paraqitje normale nesër nuk do të mjaftojë, por do të duhet një paraqitje e nivelit të lartë.

A është kjo ndeshje ndryshe nga të tjerat për Milanin?

Ju përdorni shpesh udhëkryqet dhe pikat e kthesës. Po, është një ndeshje e rëndësishme. Nuk do të jetë vendimtare, por e rëndësishme, sepse Juventusi ka qenë i pamposhtur në 8-9 ndeshje dhe po rifiton pikët e humbura rrugës. Fitorja nesër do të ishte shumë e rëndësishme për renditjen tonë.

Si janë lojtarët e rikthyer?

Kemi tri rikthime të rëndësishme: Calabria, Romagnoli dhe Bennacer. Ata janë mirë, të gjithë në dispozicion. Ibra është mirë dhe gati, si të gjithë ne.

A e gjeni veten në fjalët që ju dedikoi Theo?

Është pjesë e rolit të trajnerit të ndjekë lojtarët, veçanërisht të rinjtë, duke i bërë ata të punojnë me shumë vëmendje dhe entuziazëm.

A ju ngacmon ideja për të luajtur me Ibrën dhe Giroud njëherësh?

Jo, jo tani. Dhe sidomos jo në fillim të lojës. Ne kemi ekuilibrin tonë si ekip. Pastaj, në zhvillim e sipër të lojës, kjo mund të jetë një zgjidhje.

Çfarë problemi ka Brahim Diaz?

Ai kishte një rënie të gjendjes fizike më parë, tani e shoh të freskët dhe guximshëm si në fillim të sezonit. Ai nuk ka qenë gjithmonë vendimtar në ndeshjet e fundit me topin, por ka qenë vendimtar me lëvizjet. Performancat e tij po rriten, por unë pres qartësisht lojëra vendimtare prej tij.

Cilat janë cilësitë me të cilat Milani mund të kapërcejë Interin dhe Juven?

Kemi shumë cilësi, sidomos në nivel teknik dhe mental, luajmë me energji dhe vitalitet të madh. Pastaj ka vështirësi, por ato mund të kapërcehen nëse luan si ekip.

A duhet të ndjekë Juventusi modelin e Milanit në kampionat?

Është një kohë e vështirë për klubet, për shkak të pandemisë. Me uljen e numrit të shikuesve, klubet kanë humbur shumë. Secili klub bën llogaritë me xhepat e tij, ka programin e vet. Klubi ynë ka ide të qarta, jemi duke zhvilluar një projekt për lojtarët e perspektivës dhe disa tashmë të pjekur, duke shpresuar të ktheheni sa më shpejt të jetë e mundur në majë. Ne kemi qenë konkurrues për dy vite, por kemi humbur në hapin e fundit. Idetë janë këto, janë shumë të qarta për momentin që po jetojmë.

Ibra nuk ka shënuar në “San Siro” që nga shtatori. A ka ndonjë arsye taktike?

Ai kishte shanset e tij dhe nuk ishte në gjendje të përfitonte prej tyre. Nesër nuk do të ketë 10 shanse, por mendoj se mund të jetë vendimtar.

Çfarë lloj jave ishte pas zhgënjimit me Spezia?

Ishte një javë pune intensive, në fushë dhe me video. Duhet të jemi më të vëmendshëm, të saktë dhe vendimtarë. Ne kemi nevojë për vëmendje dhe pjesëmarrje të madhe. Nëse duam të arrijmë përsosmërinë, normaliteti nuk të çon drejt saj. Duhet teknikë, fizik, mentalitet, taktikë.

Kundër Allegrit nuk keni fituar kurrë në Serie A. A është ky një stimul tjetër?

Duhet të kthehem shumë larg për të shpjeguar këtë shifër. Nesër do të jetë një lojë tjetër, do të ishte mirë që kjo statistikë negative të ndryshohet menjëherë.

Tonali po spikat, a është ai kapiteni i vërtetë i Milanit?

Që ai është një lojtar i fortë, po, se po rritet shumë, po, pavarësisht se është i ri. Pjekuria e tij nuk ka mbaruar, po punon shumë për t’u rritur. Kapiten i së tashmes apo i së ardhmes? Unë kam shumë lojtarë të përkushtuar, nuk ka rëndësi kush e mban shiritin në krah.

A mendoni se arbitri do të jetë në gjendje të mos ndikojë në ndeshje, sikurse ndodhi ndaj Spezia?

Jo, kjo nuk ka pse të ndodhë. Nesër është një ndeshje tjetër dhe e fillojmë nga 0-0. Arbitri do të duhet të përpiqet të gjykojë në mënyrën më të mirë të mundshme, me seriozitet, aftësi dhe qetësi të madhe. Edhe ne duhet të jemi të qetë në këtë drejtim.