Transmetuar më 22-01-2022, 18:54

Breshëri armësh ndaj dy shqiptarëve në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Voula të Athinës.

Gjithçka ka nisur përpara furrës së bukës ku fillimisht ndaloi një makinë me targa bullgare.

Më pas erdhi një mjet tjetër ku zbritën katër persona, që ishin shqiptarë.

Sipas dëshmitarëve, një nga personat që ishte brenda dyqanit qëlloi me karrige njërin prej katër shqiptarëve që zbritën nga makina.

Më pas sherri degjeneroi në grushta, përdorimin e sendeve të forta dhe armëve të zjarrit.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dy shqiptarë dhe një irakian. Ata u transportuan për në spital.

Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes kur të tjerët ishin larguar.

Po punohet për zbulimin e shkaqeve të sherrit dhe rrethanave të ngjarjes.