Transmetuar më 22-01-2022, 19:39

Zbardhet dinamike e ngjarjes që ndodhi në një lokal në Shkodër.

K.K. 31 vjeç banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër është arrestuar nga policia pasi një natë më parë hapi zjarr drejt një lokali në Shkodër duke rrezikuar jetën e klientëve. Ngjarja ndodhi në lokalin në pronësi të Nikolle Dushaj.

Policia bën me dije se i riu ka qenë në lokal duke konsumuar alkool. Pasi është larguar ai është rikthyer përsëri duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.