Transmetuar më 22-01-2022, 22:42

Stresi ishte i ftuar në një intervistë për MCN TV ku foli për karrierën e tij por gjithashtu nuk i shpëtoi pyetjeve mbi personazhet e Big Brother Vip.

Dihet që Stresi dhe Einxhel nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri tjetrin pasi kanë pasur një konflikt për të cilin moderatorja ka folur edhe brenda shtëpisë më të famshme të momentit. Ajo tha se reperi i kishte kërkuar falje për çdo gjë.

Por, teksa u pyet për Einxhel, Stresi tha se ajo nuk mund të quhet “VIP” dhe se kurrë nuk i ka kërkuar falje.

“Egoiste shumë, naive shumë. Nuk është modeli për ta ndjekur. Ajo në “Big Brother” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje. Jo vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje.

Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disco darkave, puthu me njerin…”- ka thënë ai. Ndërkohë, i pyetur për të dashurin e Einxhel, Dj Dagz, Stresi u shpreh se e shikon “si peshk”. “I shkreti ai. Unë e shoh si peshk atë”