Transmetuar më 22-01-2022, 23:32

Luana ka vendosur që këto ditë të ftohta të janarit ti kalojë duke bërë pushime në vende ekzotike pranë detit e me temperatura të larta.

Bashkë me temperaturat e larta vijnë edhe fotot provokuese me bikini të moderatores. Këto foto ‘të nxehta’, motra e saj më e madhe, Marina, e ka ndaluar t’i publikojë. Por ndjekësit kanë këmbëngulur t’i ndajë me ta duke ia fshehur Marinës fotot.

“Marina do bëhesh hide ose block këto dy ditë me kërkesë të publikut”, i ka shkruar Luana me të qeshur motrës së saj, duke rënë dakord me kërkesën e ndjekësve për t’i ndarë fotot