Transmetuar më 23-01-2022, 08:41

Aksident tragjik në Itali. Makina përplaset me autobuzin, humbin jetën 5 të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në rrugën provinciale 45 në komunën Rezzato, në provincën e Brescia, ku një autobus është përplasur me një makinë duke u marrë jetën 5 të rinjve të moshës nga 17 në 22 vjeç, katër djem dhe një vajzë.

Viktimat, disa me origjinë të huaj, po udhëtonin për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

Viktimat janë tre 20 vjeçarë Dennis Guerra, nga Sabbio Chiese, El Harram Imad, nga Preseglie dhe Natiq Imad, nga Pertica Bassa, 22-vjeçari Natiq Salà, nga Vestone, dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala. Ndërkohë nga aksidenti ka shpëtuar vetëm shoferi i autobusit.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes dëshmojnë se makina ku udhëtonin të rinjtë është shkatërruar plotësisht nga përplasja e fortë. Por, edhe autobusi është dëmtuar shumë nga aksidenti, por fatmirësisht në të udhëtonte vetëm shoferi.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.