Transmetuar më 23-01-2022, 09:54

Moti i acartë me temperatura të ulëta dhe ngrica ka përfshirë gjithë vendin.

Për pasojë janë krijuar probleme në disa akse rrugore.

Lidhur me situatën Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar të dhënat më të fundit.

Kështu, sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por nuk ka pasur probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuar kanë qenë nën 0°C.

Ndërkohë, sipas njoftimit të ARRSH, drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuar kanë qenë nën 0°C. Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.