Transmetuar më 23-01-2022, 12:16

Hetim ndërkombëtar për Armand Dukën. Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, do të kërkojë ditën e nersërme (e hënë) një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Bëhet me dije se prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Gjthashtu mësohet se çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI.

Agjentet e DEA me qendër rajonale në Athinë, agjencia amerikane e antidrogës, do të prezantohen me të gjitha provat e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armando Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.

Armand Duka kërkon mandatin e 6-të pas 20 vitesh në krye të FSHF që nga viti 2002.