Transmetuar më 23-01-2022, 12:26

Humb jetën Ladimir Bushati, 19-vjeçari i cili u aksidentua dy ditë më parë në Han të Hotit.

I riu u përfshi në aksident dy ditë më parë, pasi mjeti i tj tip Citroen, me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

19-vjeçari, banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, mori plagë të rënda në trup.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por edhe pse mjekët u kujdesën në maksimum, nuk mundi që të mbijetonte.