Transmetuar më 23-01-2022, 12:31

Rrëshket kamioni, bllokohet Qafa e Llogarasë.

Burime të policisë bëjnë me dije se në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor. Për pasojë në rrugë është shkaktuar trafik automjetesh.

Policia Rrugore e Vlorës i ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Moti polar që ka përfshirë vendin ka shkaktuar ngrica në rrugë e për pasojë është bërë burim aksidentesh.