Transmetuar më 23-01-2022, 13:14

Së fundmi edhe Stresi ka reaguar për Beatrix në Big Brother.

I ftuar në një emision reperi ka folur mes të tjerash edhe për Big Brother. Ai tha se nuk do të bëhej asnjëherë pjesë e një formati të tillë.

Donaldin nuk e gjykon ndërsa të vetmen që reperi gjykon është Beatrix, që sipas tij e ka bastarduar situatën.

“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni që ndodhë shpesh. Nuk ka pas të drejtë në atë mënyrë Ishte diçka e shpifur, të puthesh aty para kamerave, nuk kam pse e gjykojë, por Beatrix e ka bastarduar”, u shpreh Stresi.