Transmetuar më 23-01-2022, 14:43

Humb jetën në një aksident tragjik e reja shqiptare në Greqi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën nacionale Patras – Athinë.

Një vajzë 22-vjeçare mësohet se humbi jetën në një aksident automobilistik pasi u përplas nga një kamion, transmeton Noa.al.

Makina që drejtohej nga e reja shqiptare fillimisht u përplas me një mjet tjetër.

Ajo kishte dalë nga makina për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga kamioni duke e lënë të vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ekspertët që grumbulluan provat për zbardhjen e aksidentit.