Transmetuar më 23-01-2022, 15:53

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për tre ditë me urdhër të ministres Evis Kushi.

Por sot  Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dhënë edhe një njoftim për prindërit.

Kushi nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, bën të ditur se me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.

INFORMIM PËR PRINDËRIT

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.

Ju uroj të dielë të qetë!