Transmetuar më 23-01-2022, 17:20

Detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i shqiptarit në Ekuador.

Mediat ekuadoriane kanë zbardhur skemën e vrasjes së shqiptarit 34-vjeçar.

Stafi i lokalit, ku dhe ka ndodhur ngjarja e rëndë, kanë rrëfyer se atentatorët ishin dy, një prej të cilëve mbante në duar dhe një buqetë me lule.

Ka qenë personi pas atij që mbante lule, ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Ergys Dashi duke e lënë të vdekur. Aksidentalisht, u plagos dhe një vajzë që ndodhej e ulur në tavolinën ngjitur me të shqiptarit. 26-vjeçarja Angie Romero ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lokal policia gjeti 10 gëzhoja plumbash.