Transmetuar më 23-01-2022, 18:41

Është ekzekutuar me armë zjarri Bledar Muça, në një atentat të ndodhur në Antuerp të Belgjikës.

Ekzekutimi i tij ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:00. Bledar Muça njihej si krahu i djathtë i Ardian dhe Florenc Çapajt.

Bledar Muça dhe Florenc Çapja i mbijetuan një atentati në Elbasan disa vite më parë, konkretisht në 2016-tën.

Asokohe Muça u plagos ndërsa Florenc Çapja nuk pësoi asgjë, ndërsa për ngjarjen në atë kohë, policia shpalli në kërkim dhe arrestoi më vonë Shkëlzen Hasanpapajn.

Ka dyshime se Muça ishte përfshirë në shumë ngjarje të rënda në qytetin e Elbasanit, dhe krimi i ndodhur në Belgjikë të jetë vijim i një zinxhiri hakmarrjesh mes bandave.

Muça është akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi, e ndodhur me 30 dhjetor të vitit 2012, por prokuroria nuk ka pasur prova të mjaftueshme kundër tij./noa.al