Transmetuar më 23-01-2022, 21:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë.

Burime bëjnë me dije për noa.al se rreth orës  20:30, në rrugën " Kosova", Vlorë, automjeti tip "Mercedes Benz",  me drejtues shtetasin L. J., është përplasur  me  motomjetin  tip " Honda".

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e rëndë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.