Transmetuar më 23-01-2022, 21:22

U nda sot nga jeta një nga artistët legjendë të humorist shqiptar Arben Shaka.

Arben Shaka humbi humbi betejën me Covid-19 në moshën 70-vjeçare.

Ai i përket asaj plejade artistësh që do mbahen mend gjatë në memorje.

Karriera e tij është mjaft e pasur. Që në moshë të re, ai u dallua për pantomimë, aftësi që e ndihmoi më pas në karrierën e gjatë artistike,.

Në moshën 17-vjeçare nisi si aktor profesionist në Estradën e Tiranës. Shaka e shfrytëzoi aftësitë e tij interpretuese dhe argëtuese edhe në Cirkun e Tiranës duke luajtur shpesh kllounin. Gjithashtu, ai ka interpretuar dhe skeçe, dialogë, kupletë dhe komedi.

Në kinematografi, Arben Shaka u bë i njohur në filmat: ‘Përse bie kjo daulle’, Odiseja e tifozëve’ dhe ‘Cirku në fshat’. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, Shaka ishte një personazh i dashur edhe për fëmijët ku ka shkruar dhe skenarë të filmave vizatimorë si: ‘Ëndrra në diell’, ‘Tiktaku i fundit’, ‘Nevoja të ndihmon’, etj.

Pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, Arben Shaka emigroi me familjen e tij në Greqi në vitin 1998. Edhe pse nuk mundi të luante sërish në filma, ai shfrytëzoi pasionin e tij për pikturën dhe fotografinë. Me ndihmën e fëmijëve të tij, Shaka mundi të realizonte një program me pantonimë dhe muzikë, e cila u shfaq në një lagje të Athinës. Ai jetoi për 15 vite në provincën e Lutrakit.