Transmetuar më 23-01-2022, 21:42

Të udhëtosh nga Afrika e Jugut në Hollandë në rrotën e një avioni.

Policia holandeze thotë se ka gjetur të gjallë një person në pjesën e rrotave të një aeroplani që u ul në aeroportin Schiphol të Amsterdamit dhe erdhi nga Afrika e Jugut.

Sipas medieve të huaja, fluturimet nga Johanesburg në Amsterdam zgjasin rreth 11 orë, me aeroplanin e ngarkesave që besohet se ka bërë një ndalesë, në Nairobi, Kenia.

Eshtë e pazakontë që turistët në fluturime të gjata të mbijetojnë, për shkak të të ftohtit dhe oksigjenit të ulët në lartësi të mëdha.

“Burri u gjet i gjallë në pjesën e rrotës së avionit dhe u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Policisë Ushtarake Mbretërore Holandeze, Joanna Helmonds për agjencinë e lajmeve AFP.

“Është mjaft e habitshme që burri është ende gjallë”, tha ajo.