Transmetuar më 29-01-2022, 10:41
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në tunelin te ish-sheshi "Shqiponja".

Një makinë, e cila kishte pësuar defekt kishte bllokuar rrugën kryesore. Për pasojë mjeti tjetër tip BMW që ndodhej mbrapa ishte me shpejtësi dhe për të anashkaluar përplasjen, devijoi në korsinë tjetër.

Por kjo manovër bëri që të përplaset me furgonin e policisë.

Këta të fundit patën një reagim të shpejtë duke dalë me shpejtësi në hyrje të tunelit për t’i bërë shenjë makinave të tjera që të ndalonin, për të shmangur të tjera incidente.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz ndërsa ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për këtë aksident./a.m/noa.al