Transmetuar më 29-01-2022, 11:22

Zakonisht priremi ta shohim astrologjinë si një lojë argëtuese, por sipas shkencëtarëve amerikanë të "Columbia University Medical Center" ekzistojnë arsye të vlefshme shkencore sipas të cilave muaji i lindjes mund të jetë përcaktues i gjendjes shëndetësore të një personi.

Janar: Të lindurit në janar kanë probleme me ulcerat gastrike, konstipacionin (kapsllëkun), migrenën etj. Meshkuj e lindur në janar vuajnë nga probleme të gjëndrës tiroide 3 herë më pak në krahasim me ata që kanë lindur në shtator.

Shkurt: Studimet e ndryshme kanë treguar se të lindurit në shkurt janë më të rrezikuar të kenë probleme kardiovaskulare, gjëndrat tiroide dhe të vuajnë nga osteoartriti.

Marsi: Meshkujt e lindur në mars paraqesin probabilitet më të lartë për të patur probleme që lidhen me astmën, kataraktin dhe qarkullimin e gjakut. Nga ana tjetër, femrat e lindura në mars vuajnë nga kapsllëku, konstipacioni dhe artriti.

Prill: Meshkujt e lindur në prill janë më të predispozuar të kenë probleme me astmën, gjëndrat tiroide dhe osteoporozën. Kurse gratë janë më të rrezikuara nga sëmundjet që lidhen me frymëmarrjen si bronkiti dhe Angina Pektoris (sëmundje e zemrës e karakterizuar nga shtrëngimi në gjoks)

Maj: Maji është muaji kur lulëzon gjithçka, por mesa nuk mjafton që meshkujt e lindur në këtë muaj të jenë imunë ndaj depresioni. Ata shfaqin gjithashtu probabilitet të lartë të preken nga diabeti. Kurse zonjat e zonjushat të lindura në maj duhet të kenë kujdes me regjimin ushqimor, sidomos me problemet e jashtëqitjes dhe me alergjitë kronike.

Qershor: Edhe pse të lindurit në qershor shquhen për pozitivitetin që i karkaterizon, studimet kanë treguar se ata preken nga ciklothymia, ndryshime të gjendjes emocionale. Gratë e lindura në qershor shfaqin probleme reumatizmale, si dhe rrezikojnë të preken nga artriti. smë pak gjasa të vuajnë nga dhimbja e shpinës.

Korrik: Të gjithë të lindurit në muajin korrik besojmë se e njohin shumë mirë dhimbjen e vazhdueshme të qafës, por ajo që nuk dinë është se rrezikojnë po ashtu të vuajnë nga astma dhe aritmia.

Gusht: Sipas rezultateve të studimit të mësipërm, të gjithë të lindurit në gusht paraqesin predispozitë më të lartë për të patur osteoporozë dhe probleme të gjëndrave tiroide. Gratë e lindura në këtë muaj vuajnë nga reumatizma.

Shtator: Një lajm i mirë për të gjithë të lindurit në shtator, ndryshe nga të lindurit në muajt e mëparshëm rrezikojnë më pak nga sëmundjet kronike, por sërish shfaqin probabilitet të lartë të ken probleme kyresisht me gjëndrat tiroide.

Tetor: Femrat e lindura në tetor janë më të predispozuara të shfaqin shenja të anemisë dhe nivele të larta të kolesterolit në gjak, kurse meshkujt e lindur në këtë muaj vuajnë kryesisht nga sinoziti dhe migrena.

Nëntor: Na ndan vetëm një ditë nga kalimi zyrtar në muajin e parafundit të vitit, prandaj kushtojini rëndësi përkujdesjes së lëkurës, problemeve me venat varikoze dhe konstipacionin.

Dhjetor: Meshkujt e lindur në dhjetor kanë probleme me kataraktin, depresionin dhe problemet me zemrën. Kurse, gratë e lindura në këtë muaj shfaqin probleme me astmën dhe bronkitin akut.