Transmetuar më 01-02-2022, 20:57

Rreth orës 20:20 është arrestuar kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish ministres Besa Shahini.

Arsyet e arrestimit kanë të bëjnë me sulm ndaj personit zyrtar pasi që në protestën e së shtunës që organizoi kjo parti kundër rritjes së tarifave të energjisë elektrike ka goditur me shuplakë një nga policët që qëndronin para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Të hënën mendohet që policia të ketë dërguar ftesë për paraqitje në polici lidhur me ngjarjen, por që Molliqaj e ka mohuar një gjë të tillë.

Gjatë arrestimit, kreu i PSD-së ka kërkuar që zyrtarët policor të prezantojnë edhe ftesën për paraqitje në polici meqë për të nuk ishte e mjaftueshme vetëm ajo që thonin policët. Këtë të martë Molliqaj ishte nisur për një intervistë në një televizionet në Kosovë.